E Enjte, 5 Nëntor 2026

Një tërmet 6 ballë godet Mianmarin

Një tërmet me magnitudë prej 6 ballë ka ndodhur në kufirin e Mianmarit me Bangladeshin.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit 6 ballësh ishte 19 kilometra në veriperëndim të Hakha-s, kryeqyteti i shtetit Chin në kufirin e Mianmarit me Bangladeshin.

Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej 32.8 kilometrash, është ndjerë edhe në Bangladeshin fqinj.

Sipas njoftimeve të para, nga tërmeti nuk ka viktima në njerëz apo dëme materiale./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›