E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tjetër shkrimtare shqiptare sukses në Itali

27-vjeçarja e lindur në Vlorë bindi jurinë me tregimin “Muzeu i të ardhmes”, i cili u vlerësua për stilin tërheqës dhe gjuhën që e rrëmben lexuesin.

Migena Proi jeton në Itali që në moshën 5-vjeçare, por kjo nuk e ka penguar që në tregimet e saj të sjellë më së miri edhe temat e mërgimit, me dilemën mes dy botëve, me iluzionet dhe zhgënjimet në dy realitetet.
Ky është i katërti vit radhazi që në podiumin e nderit të këtij konkursi nuk mungojnë shqiptarët.

Në vitin 2009 fituese u shpall Alketa Kosova, ndërsa një vit më pas Kamela Guza, me tregimin “Vendi i kufijve”. Vitin e kaluar, vendi i tretë i fituar nga Generda Braçe bëri bujë jo vetëm për talentin, por mbi të gjitha për moshën e autores e cila ishte vetëm 11 vjeç.
/Start/

                                                                                             2012-05-16 14:37
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›