E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një viktimë e dy të plagosur, qëllohet me armë zjarri në Shkodër

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së martë në Shkodër.

Një sherr mes tre personave për motive të dobëta ka çuar deri në përdorimin e armëve.

Një 24-vjeçar i identifikuar si Ylber Luli ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra me armë zjarri, ndërkohë që babai i tij Qamil Luli ka mbetur i plagosur, shkruan A2.

Autori 25-vjeçar Andri Vulaj, i cili është plagosur me thikë, u arrestua pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›