E Enjte, 5 Nëntor 2026

Një vit nga sulmi terrorist në Izrael, Hasani: Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm të pengjeve

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe robërve të luftës në Izrael, teksa sulmi i Hamasit shënon 1 vit.

Ministri Hasani shkruan se Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

“Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael.

Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre”, shkruan ai.

Po ashtu, ministri Hasani iu bëri thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›