E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje zjarr ne nje depo municionesh ka sjelle shperthimin e madh

Raportimet e mëparshme bënë të ditur se një zjarr shpërtheu në afërsi të bazës detare në Zigy në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë e shpërthimit të municioneve dy kontejnerë baruti janë përfshirë nga flakët.  Zyrtarët njoftuar se janë 98 kontenierë në depo ndërsa deri tani zjarri nuk është ende nën kontroll.

Numri i personave të plagosur ende nuk dihet i saktë. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe stacioni më i madh i energjisë elektrike të ishullit, dhe rrjedhimisht është ndërprerë edhe energjia.

Sipas BBC ka të dhëna se eksplozivët që shpërthyen ishin konfiskuar dy vite më parë nga një anije që udhëtonte nga Irani në Siri. Eksplozivi po ruhej në një depo municionesh pranë bazës detare në jug të ishullit.

Marina është ndër elementet më të vegjël të forcave të armatosura qipriote-greke, të përbëra kryesisht nga anije patrulluese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›