E Martë, 3 Nëntor 2026

Njëra në punë për të mjelë lopën dhe tjetra dhitë, Gloria dhe Baby G përballen me vështirësi në stallë

Në spektaklin e mbrëmshëm, Agai dënoi fermerët dhe nuk u caktoi atyre asnjë kryefermer që do të shërbente për të ndarë punët.

Sipas vendimit, çdo punë që duhej bërë në fermë, do të ndahej me konsensus, e në rast se ndonjë nga fermerët nuk bindet, atëhere do të ketë penalitete.

Kështu, në ndarjet e punëve që janë bërë, Gloria ka pasur për detyrë të mjelë lopën, duke u asistuar edhe nga Valeri. Kjo punë, nuk ka shkuar edhe aq mirë për të, duke u përballur me të papriturat në stallë.

Nga ana tjetër, Baby G ka pasur si detyrë që të mjelë dhitë, punë këtë që e bën për herë të parë. Edhe për këngëtaren, ndihmës ishte Valeri, i cili i jepte këshilla të nevojshme se si të vepronte./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›