E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëri nga ta zëvëndëson Mourinhon

Mediat spanjolle kanë përmendur dy emra si zëvëndësues të mundshëm të Jose Mourinhos në Real Madrid.

Strategu italian, Carlo Ancelotti është favorit për të pasuar Moun në Real. Përvoja e tij në Ligën e Kampionëve, e bën atë favorit për të pasuar trajnerin portugez. Ancelotti edhe më parë ka qenë i dëshiruari i Perezit por që atë kohë kishte zgjedhur Chelsean.

Edhe selektori i Gjermanisë, Joachim Low është një opsion për Realin. Low shihet si një trajner që në Real mund të sjellë diçka të re duke qenë i njohur për ndërtimin e një sistemi të ri të lojës si dhe punën e mirë me talenta./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›