E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Njihet si miku i Ilir Metës, kreu i partisë FRD paraqitet në SPAK

Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me arsyen e thirrjes së tij në SPAK.

Kujtojmë se Shehu është ish-zyrtar i qeverive Berisha, pasardhës i Bamir Topit në krye të FRD si dhe mik i Ilir Metës.

Ky i fundit u rrah me Policinë Bashkiakë të Tiranës, në mbrojtje të selisës që FRD as që e kishte në pronësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›