E Hënë, 2 Nëntor 2026

Njohja e diplomave dhe intensifikimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, Kurti takon Pierce

E Dërguara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce në vizitën e saj të dytë në Kosovë, është pritur në një darkë pune nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe intensifikimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, ka qenë në fokus të bisedimeve mes Kurtit e Pierce.

“Në përgatitjet për mbajtjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit i cili do të zhvillohet në tetorin e këtij viti në Londër, kryeministri theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe rëndësinë e njohjes reciproke të diplomave dhe lëvizjes së lirë, si jetike për suksesin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planin e Rritjes”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›