E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohjet e Kosovës: Opozita kritika qeverisë për mungesë strategjie. Hyseni paralajmëron njohje të reja

Prishtinë, 9 gusht, NOA Ndërsa opozita e Kosovës kritikon qeverinë dhe diplomacinë kosovare për mungesën e strategjisë dhe mosmenaxhim të mirë të mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të rritjes së njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, deklaroi sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar se aktiviteti i tij diplomatik pas GJND-së po jep shenja të qarta se njohjet e Kosovës do të vijnë shumë shpejt.

Në dhjetëra takime, që kam zhvilluar me misionet e përhershme pranë OKB-së, nga vende të ndryshme të botës është dhënë zotimi se njohja e Kosovës si shtet i pavarur e sovran, do të vijë shpejt. Dhe, pa përjashtim, të gjithë ato shtete janë në fazën e shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për njohje dhe tashmë pas mendimit të GJND-së janë hequr të gjitha barrierat ligjore për ta bërë njohjen, theksoi ministri i Jashtëm i Kosovës.

Ai theksoi se në këtë frymë njohjesh erdhi edhe takimi me ambasadorin e Kinës në Kombet e Bashkuara, vend i cili ende nuk e ka njohur Kosovën, rezultoi shumë i frutshëm, krahasuar me takimet e mëparshme.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi duke theksuar pritjen që njohjet e Kosovës të shtohen pikërisht para sesionit të OKB-së, në shtator, tha ndër të tjera se seMendimi i GJND-së është e vërtetë se do të ketë ndikim në njohjet nga shtetet, që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por mendimi i GJND-së ka më shumë ndikim në bazamentin e ndërtimit të shtetit të Kosovës përballë të drejtës ndërkombëtare. Jemi në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me shtetet, jemi edhe përmes partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe mendoj se ky proces është i pandalshëm, nënvizoi Kuçi.

Ndërsa opozita kosovare i ka drejtuar kritika Qeverisë, pasi nuk i ka përfillur kërkesat e opozitës për një strategji pas GJND-së, duke saktësuar se edhe mungesa e njohjeve pas vendimit pozitiv në Hagë, sipas opozitës, është pasojë e përgatitjeve jo të mira dhe mos pasjes së një strategjie të qartë nga Prishtina zyrtare.

Kosovën e kanë njohur deri më sot 69 shtete, ndërsa sipas paralajmërimeve shtetin e ri pritet ta njohin shumë shpejt 10 shtete të tjera, emrat e të cilëve përveç numrit të tyre ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/28401-njohjet-e-kosoves-opozita-kritika-qeverise-per-mungese-strategjie-hyseni-paralajmeron-njohje-te-reja","title":"Njohjet e Kosovës: Opozita kritika qeverisë për mungesë strategjie. Hyseni paralajmëron njohje të reja","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›