Njohjet e Kosovës, Qeveria të mobilizohet në diplomaci duke shfrytëzuar opinionin e GJND-së

Prishtinë, 8 gusht, NOA Në pritje të vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në 14 shtator, autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar 135 njohje të reja të Kosovës, që do të vijë si rezultat i mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.
Pa përjashtim çdo shtet, me të cilin kam kontaktuar këto ditë, dhe kanë qenë me dhjetëra, e kanë ndryshuar qëndrimin rrënjësisht, sepse janë pikërisht ato shtete, që para GJND-së në vazhdimësi na kanë thënë se preferojnë të presin mendimin e GJND-së, pastaj do të vendosin për njohje dhe shumë shpejt do të shihni fillimin e njohjeve të reja, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni.
Mendimi pozitiv i GJND-së për pavarësinë e Kosovës u cilësua që në krye të herës një fitore e madhe dhe legjitimim ndërkombëtar i statusit të Kosovës.
Por, duke iu referuar faktit që pas mendimit të GJND-së, nuk është shënuar asnjë njohje e re, nënkryetari i Aleancës Kosova e re, Ibrahim Gashi, theksoi se Duhet të krijohet një ekip shumë më i gjerë dhe shumë më gjithëpërfshirës për lobim në vende veç e veç dhe, natyrisht, një ekip i personaliteteve ndërkombëtare, që do të punonin në Nju-Jork në vigjilje të sesionit të ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sipas tij, Kjo, duhet realizuar duke iu referuar kompleksitetit të debatit në OKB, ku marrin pjesë 192 shtete, ose delegacione, se edhe po ti heqim ata, që e kanë njohur Kosovën prapë mbesin afërsisht 120.
Kritika Qeverisë së kosovës, për punën e bërë deri më tani në rrafshin diplomatik i janë adresuar edhe nga Partia Social-Demokrate, e cila nënvizoi se Qeveria e Kosovës dhe diplomacia e saj nuk ka arritur ta përdorë mendimin e GJND-së si argument të fortë diplomatik për të ndikuar në mënyrë të shpejtë në shtimin e njohjeve. Prandaj, Qeveria duhet ti shtojë angazhimet në rrafshin diplomatik duke kërkuar nga përkrahësit e pavarësisë që të ushtrojnë ndikimin diplomatik te vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Deri më tani Kosovën e kanë njohur 69 shtete, ndërsa vetëm në javën e ardhshme, pritet ta njohin edhe 10 shtete të tjera, mes të cilëve Pakistani e Indonezia.
Edhe pse Serbia, ka dërguar një projektrezolutë në Kombet e Bashkuara, me të cilën synon, fillimin e bisedimeve për statusin, duke anashkaluar mendimin e GJND-së, statusi i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, tashmë konsiderohet i zgjidhur nga vendet e perëndimit, dhe BE, e cila pas GJND-së, pret efektet pozitive mbi pavarësinë e Kosovës, që lidhet me shtimin e njohjeve të reja të statusit të saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.
mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/28359-njohjet-e-kosoves-qeveria-te-mobilizohet-ne-diplomaci-duke-shfrytezuar-opinionin-e-gjnd-se","title":"Njohjet e Kosovës, Qeveria të mobilizohet në diplomaci duke shfrytëzuar opinionin e GJND-së","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")