E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njolla, SHBA dorëzohet, pranon ndihmën e 12 vendeve

Kur kanë kaluar rreth dy muaj nga incidenti në pusin e naftës Deepwater Horizon të BP në Luiziana që shkaktoi katastrofën më të madhe ekologjike në historinë e SHBA-së, Uashingtoni dorëzohet duke hapur dyert për ndihmën e 12 partnerëve ndërkombëtarë.

Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit që shton se nuk janë caktuar ende modalitetet e kësaj ndihme, ndërsa vendet që do marrin pjesë në pastrimin e detit, nuk janë publikuar.

DASH thekson gjithashtu se do pranohen 22 ofertat nga 12 vende dhe organizata ndërkombëtare. Numri total i shteteve që i kishin ofruar ndihmë SHBA-së ishte 27.

Pas hapjes së portës së ndihmave pritet që të nisë një operacion i gjerë në terren për të pastruar sa më parë Gjirin e Meksikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›