E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork, 11 drejtues te “AIG” japin doreheqjen

Njembedhjete drejtues te “AIG” kane lene kompanine prestigjoze te sigurimeve pavaresisht shperblimeve milionere qe u jane dhene per te qendruar ne detyre.

Lajmin e ka bere te ditur prokurori i pergjithshem i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Pagimi i 165 milione dollareve si shperblim per menaxheret e departamentit te Sherbimeve Financiare te “AIG” ka shkaktuar nje indinjate te fuqishme si ne boten politike ashtu dhe ne opinionin publik te SHBA. Vete presidenti Barack Obama shprehu zemerimin e tij per kete veprim.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›