Nju Jork Tajms Shqiperia ne pazaret e armeve te Gedafit

Gazeta me e madhe amerikane shkruan mbi marredheniet e kolonelit libian me trafikantet e armeve.
Ne liste edhe qeveria e Tiranes e cila jo vetem trafikon rendshem armet e shumta te epokes se Enver Hoxhes por edhe vendos emrin ne dispozicion te trafikanteve te armeve nga Europa Lindore vecanerisht atyre serbe. Shpesh arkat shenojne pjese traktori dhe brenda kane katjusha
Gazetari i njohur i Nju Jork Tajms Christopher John Chivers qe ka raportuar skandalin e shitjes se armeve shqiptare ne Afganistan ka shkruar ne numrin e djeshem te NYT per armet shqiptare per Gaddafin.
Ne shkrim thuhet se armet shqiptare te mbledhura me shumice nga ish-regjimi para 90-s sot nxjerrin fitime te medha ne pazarin nderkombetar te armeve e nderkohe qeveria shqiptare jo vetem eshte perfshire direkt ne keto trafiqe nepermjet Ministrise se Mbrojtjes por vendi yne gjithashtu ka vene emrin e tij ne dispozicion te trafikanteve te armeve nga Europa Lindore vecanerisht Serbia.
Lehtesues i kesaj tregtie ka qene MEICO. Armet jane shitur shpesh permes nje sekseri serb i kerkuar per trafik nderkombetar armesh. Gazetari amerikan shkruan se eshte e lehte te kuptosh se cfare reputacioni ka MEICO sa i perket korrupsionit dhe trafiqeve duke permendur shkrimin e tij per trafikun e armeve ne Afganistan.
Ndaj ketij shkrimi kryeministri i Shqiperise pati reaguar duke e quajtur gazeten Nju Jork Tajms leter higjienike. NYT citon edhe dy investigime te gazetes Shekulli te disa diteve me pare me autor Gjergji Thanasin nje artikull mbi bashkepunimin e qeverise shqiptare me trafikante serbe te armeve ne kerkim dhe artikulli i dyte per nje sasi predhash shqiptare ne Libi te konstatuara nga pamje filmike gjate marrjes se nje baze ushtarake nga protestuesit prane Tripolit. Me poshte shkrimi i plote i djeshem i C.J.Chivers.
Foto 1
Po dalin ne drite pazaret e armeve te Gedafit
Me kreret e shtetit te lidhur ngushte me tregtine e armeve te nendheshme Kolonel Muammar el-Qaddafi ka qene prej kohesh nje rast i vecante studimi. Xhepat e tij te thelle me te ardhurat nga nafta jane kombinuar me ambiciet e tij per te qene ndermjetes rajonal. Ka spikatur me rolin e tij here te dukshem e here jo si perkrahes i levizjeve nacionaliste diku tjeter. Keto rrethana e kane bere nje figure te shquar ne lojen e tij si hije te vazhdueshme.
Hidhini nje sy fotografise se ketij shkrimi. Ajo tregon arka qe kane shenjen Pjese traktori. E dini cfare Nuk ka dicka te tille brenda.
Pjese traktori jo njehere.. Vetem nese ju e konsideroni nje eksploziv Katyusha 107 mm si pjese traktori. Shikoni edhe pjesen tjeter te printuar GSPLAJ. Kjo eshte per Xhamahirine e Madhe Socialiste Popullore Arabe te Libise Great Socialist Peoples Libyan Arab Jamahiriya emri zyrtar i Libise nen sundimin e kolonel Gedafi-t. Kjo foto tregon municione te konfiskuara ne Kongo ne vitin 2007 ne posedimin e nje grupi rebel lideri i te cileve eshte nen hetim per krime lufte.
Gjate viteve shume arme kane rrjedhur brenda dhe jashte Libise se Kolonel Gedafit ndonjehere ne menyre te hapur dhe ndonjehere me ane te dredhive.
Qeveria e tij ka ndihmuar Idi Amin per luften dhe represionin ne Ugande dhe ka iu derguar arme edhe luftetareve ne Palestine Irlande etj. Kur eshte konveniente behet edhe klient i Kremlinit madje futet ne tregtine e armeve me rregullat sovjetike te Moskes bashke me kliken e ish KGB-se te cilet drejtojne sot Rusine.
Por Kremlini e ka te veshtire te jete i vetem ne ushqimin e tubacionit libian te armeve. Ndaj qeveria e Gedafit ka blere gjeresisht arme edhe nga Kina dhe nga ish-satelitet socialiste.
Shperthimi i luftimeve ne javet e fundit dhe shkaterrimi i shume arsenaleve te qeverise libiane ka siguruar pergjime te fresketa ne akumulimet e Libise dhe ne rreziqet qe ato mund te sjellin.
Gazeta The Nee York Times dhe blogu At War u mor javes qe shkoi me kercenimet potenciale qe mund te vijne nga SA-7 e cila gjendet tashme lirshem ne Libi. Sot do paraqesim dy artikuj interesante ne lidhje me panoramen tjeter te armeve te Libise gjate ketij viti nga burime dhe hulumtime qe mbulojne tregtine e armeve te cilet ofrojne nje pasqyre se si kolonel Gedafi ka mbledhur dhe perdorur arsenalin e tij dhe me ke eshte lidhur.
Do tju rikthehemi pjeseve te traktorit ne fund te ketij artikulli. Por me pare le te hedhim nje sy ne artikullin e gazetes Shekulli ne Tirane Shqiperi e cila ne 27 shkurt publikoi nje grup akuzash te reja ne lidhje me levizjet e paligjshme te armeve ne Libi.
Detajet e artikullit te Shekullit lidhin dergesen e dyshuar vitin e kaluar te nje anije mallrash e cila mbante mortaja 82-mm te marra nga depot e Qeverise Shqiptare dhe te derguara ne portin Ras Lanuf ku luftimet midis rebeleve libiane dhe lojalisteve te Gedafit kane qene nen proces prej ditesh.
Artikulli i Shekullit eshte nje shkrim investigues nga nje reporter nga Tirana i cili shpesh ka mbuluar tregtine e armeve Gjergji Thanasi. Artikulli ofron nje pamje te paster te asaj qe shihet si bashkepunim shqiptar me kontrabandiste te njohur armesh per te levizur municionet e teperta te qeverise ne drejtim te ushtrise se Libise. Marreveshja eshte stukturuar ne menyre shume kurioze sepse ne vitin 2010 Libia nuk ka qene nen sanksione nderkombetare per tregtine e armeve.
Artikulli deshmon se jane leshuar certifikata te rreme dhe se marreveshja eshte mbledhur pjese- pjese nen udheheqjen e Sllobodan Tesic nje trafikant armesh serb i cili eshte subjekt i nje ndalimi nga Kombet e Bashkuara si ndihmes i ish- Presidentit te Liberise Charls Taylor i cili tani perballet me nje gjyq per krime lufte ne Hage.
Lexuesit qe kane ndjekur ne menyre te vazhdueshme zbulimet e Wikileaks mund te kujtojne lehte se z.Tesic ishte subjekt i 2009-s dhe pershkruhej per perdorimin e tij te dukshem ne krye te nje kompanie per levizjen e armeve per ne Jemen.
Marreveshja shqiptare skicuar ne Shekulli sugjeron se qeveria e kolonelit Gedafi dhe z.Tesic me ndihme nga kioska e armeve e Ministrise Shqiptare te Mbrojtjes MEICO kurdisen levizjen e municioneve te teperta te bllokut lindor ne Libi. Raporti shton viza ne reputacionin e MEICO-s per korrupsion e kontrabande armesh me stoqet e medha te armeve te ngelura nga dekada te tera te luftes se ftohte te Shqiperise nje ish shtet-bunker. Raporti nga Shqiperia pershkruan edhe menyrat me te cilat armet nga stoku i luftes se ftohte levizin drejt Libise.
I kthehemi perseri imazhit ne krye te artikullit. Kjo fotografi derguar tek ne nga Peter Danssaert nje studiues qe mbulon transferimin e armeve drejt Afrikes dhe Europes Lindore transferime per Sherbimet Nderkombetare te Paqes tregon arme pas mberritjes ne Libi. Shikoni ne foton me poshte shoqeruese e permbajtjes se asaj arke.
Foto 2
Kjo arke dhe shume te tjera si kjo jane gjetur ne 2007 mes arsenalit te cmontuar te Jean-Pierre Bemba ne Gbadolite ne Kongo. Z.Bemba eshte lideri i Levizjes per Lirimin e Kongos ose thene ndryshe MLC. Sot MLC-ja eshte nje parti politike por gjate Luftes se Dyte te Kongos ka qene grup rebelesh.
Fotografi te tjera tregojne edhe municione te tjera ne te njejtin arsenal perfshire ketu edhe imazhin e arkes me poshte qe mban marken L.A.R Republika Libane Arabe emri qe i eshte dhene Libise nga 1969 deri ne 1977. Brenda ketyre arkave gjenden mortaja te shperthimit te madh 60mm te ardhura nga ish-Jugosllavia.
Foto 3
Ato mbajne pulla qe nga 1974 dhe mesa duket kane kaluar kjo varet nga sesi dikush e sheh boten si nje shkembim nga revolucionari tek revolucionari apo nga tirani tek tirani nga Josip Broz Tito i Jugosllavise tek Gedafi i Libise dhe pastaj ne nje tjeter Lufte Afrikane. Sot z.Bemba milicia e te cilit ka marre ne kujdestari keto municione perballet me nje gjyq per krime lufte ne Gjykaten Nderkombetare Penale gjykim ky qe vjen si rrjedhoje e akuzave te ngritura kunder tij ne Republiken Qendrore Afrikane ne 2002 dhe 2003. Keto ishin disa nga mjetet e tregtise se tij.
Dhuna ne Libi mbetet e paparashikuar ashtu sic mbetet edhe kursi i luftes. Por me Kolonel Gedafin te dobesuar do dalin me shume detaje te rrjeteve te kontrabandes se armeve ndoshta duke hedhur drite te metejshme mbi kontrabandiste te vecante grupe trafikimi dhe se si eshte ndihmuar ne destabilizimin e Afrikes .
Diveroli Kafshet jashte kontrollit
Biseda e pergjuar e Kosta Trebickes pak kohe perpara shperthimit ne Gerdec pronar i firmes Xhoi ne Tirane me Efraim Diverolin president i kompanise AEY Inc me qender ne Majami fokusohet rreth nje tenderi per shitjen e fishekeve ne Afganistan nga kompania amerikane e kontraktuar prej Departamentit te Shtetit. Ne pjesen 8 te bisedes se pergjuar flet Diveroli qe i drejtohet Trebickes ...Pse nuk shkon tia puthesh by...n edhe nje here atij Pinarit tani.
Telefonoje lutu puthe bej cte duash. Dergo njeren nga vajzat e tua qe ta shk.... Ta bejme ate te lumtur. Ndoshta ai do te te jape nje tjeter mundesi qe ta besh kete pune. Si thua Mbase ai nuk eshte i organizuar mbase do te nervozohet... Jepini atij para futini dicka ne xhep... Me shume me shume kjo gje ka shkuar shume lart deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo eshte... Kjo mafia eshte shume e forte per mua. Nuk mund ta luftoj kete mafie. shte bere shume e madhe. Kafshet kane dale shume jashte kontrollit. Shume lojtare....
Berisha per New York Times
Disa dite pas tragjedise qeveritare te Gerdecit ku humben jeten 26 njerez dhe u plagosen mbi 300 te tjere opozita do ta akuzonte Berishen duke marre si argument nje shkrim te gazetes Nee York Times mbi kontraten e 22 vjecarit amerikan Efraim Diveroli me qeverine shqiptare.
Gjate seances plenare te 27 marsit 2008 ku pati debate te ashpra per tragjedine e Gerdecit ish-deputeti i LSI-se Ndre Legisi kerkoi doreheqjen e Kryeministrit per ngjarjen ne Gerdec. Ndersa Berisha reagoi duke e quajtur gazeten amerikane qe kishte botuar lajmin mbi aferat e armeve ne Gedec si leter higjienike. Mbajeni per leter higjienike - tha ai duke mbrojtur Prokurorine qe sipas tij do zbardhe te verteten me hetimet qe po zhvillon panderprere per Gerdecin.
Trebicka per Shkelzen Berishen
Denoncuesi i trafikut Trebicka ne nje interviste ne mars 2008 per median kishte sqaruar edhe implikimin e Shkelzen Berishes djalit te kryeministrit. Ai shprehej se ish-drejtori I MEICO-s Ylli Pinari gjithmone e shkarkonte pergjegjesine e tij dhe kercenonte Diverolin se personi i trete ne dhomen e bisedimeve ishte djali i kryeministrit. Pas takimit Shkelzeni u tregua shume i gatshem duke i thene Trebickes se Une nuk kam asnje nderlikim me keto klane mafioze dhe u tregua i gatshem qe te ballafaqohej ne cdo moment me zotin Aleks Podrifti e Diveroli dhe te diskutohej rreth ketij aludimi. Trebicka shprehej se e kishte paralajmeruar Shkelzenin se dokumentat do te kalonin ne dispozicion te investigatoreve speciale Une jam shume i hapur. Le te bejne cfare te duan. - kishte thene Shkelzeni.