E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noizy shanë qeveritarët dhe sistemin

Reperi i OTR, Noizy, pak ditë më parë, ka publikuar një projekt mjaft serioz.
Bëhet fjalë për videoklipin e këngës “No worries”, me tekst të Noizyt, i cili vjen për dashamirësit e muzikës së tij me një temë sociale. Ai shfaqet si djali i lagjes, i cili prek përditë hallet e fqinjëve të tij dhe i fton politikanët që të vijnë edhe ata në lagjen e tij të shohin se ç’ndodh.
Noizy ka prekur një plagë të rinisë së sotme, siç është varësia nga droga dhe plot probleme të tjera,ndersa nuk kursen as sharje per qeveritarët dhe sistemin.

Videoklipi është realizuar në lagjet periferike të Tiranës, me qëllim që të sjellë në mënyrë sa më të prekshme atmosferën dhe tematikën e këngës.

Regjinë e klipit ka marrë përsipër ta bëjë Bjordi Mezini, së bashku me mikun e tij, regjisorin e “Pop Channel”, Erion Bubullima. Bjordi, djali që u bë i njohur te “Big Brother Albania 2″, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për t’iu përkushtuar botës së filmit dhe regjisë. Me sa duket, Noizy i ka dhënë mundësinë që ai ta materializojë këtë dëshirë. /Indeksonline/

/>
           
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›