E Enjte, 5 Nëntor 2026

Noka: Përfaqësojmë popullin opozitar, nuk tërhiqemi në aksionin tonë

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Deputeti Flamur Noka ka folur sot me gazetarët jashtë Kuvendit, duke akuzuar qeverinë se po e trajton opozitën si plaçkë.

“Sulltan Surreli i ka shpallur luftë opozitës dhe ka vendosur që monizmi të sundojë kudo. Ne insistojmë në betejën tonë dhe nuk do tërhiqemi, ne përfaqësojmë popullin opozitar. Kjo sallë nuk është vetëm për ata që kanë votuar patronazhistët, pasi në këtë sallë janë ata që kanë marrë votën e korrupsionit dhe mafies në vend. Përfaqësuesit e popullit opozitar trajtohen si armiq. A mund të pranojmë ne që të instalojmë monizmin në vitin 2024? Të trajtohet Shqipëria si plaçkë tregu nga ana e qeveritarëve, a mund të pranojmë që që Shqipëria të shpopullohet, të qeveriset nga krimi i organizuar dhe jo nga vullneti i shqiptarëve? Fakti që Elda Hoti me një denoncim të policisë thirret në SKAP-in e partisë sot është domethënie e frikshme që policia, e cila drejtohet nga nipi i Enver Hoxhës dhe një trafikant si Proda, nuk duhet të shkelin brenda këtij territori”, tha deputeti Noka.

Deputeti Noka është një prej deputetëve të përjashtuar nga opozita pas dhunës dhe djegies së karrigeve në Kuvend.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar sot mosbindjen civile. Teksa në sallën e seancave plenare zhvillohej seanca plenare sipas rendit të ditës, deputetët e përjashtuar të opozitës jashtë Kuvendit janë përplasur me Gardën, duke tentuar të hyjnë në sallën e seancave.

Deputeti Flamur Noka është përplasur fizikisht me disa prej gardistëve jashtë Kuvendit, ndërsa deputeti Asllan Dogjani ka bërë thirrje që të hapet rruga për futjen e deputetëve të papërjashtuar si Vokshi dhe Bylykbashi.

Gjatë momenteve të përplasjes, të pranishëm kanë qenë deputetët Albana Vokshi, Luan Baçi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati dhe Asllan Dogjani, të cilët kanë tentuar të hyjnë në Kuvend, por nuk janë lejuar nga punonjësit e Gardës. Po ashtu protestës jashtë sallës së Kuvendit iu bashkuan edhe deputetët e PD, që ishin brenda sallës.

Deputetët e opozitës nxjerrin karriget nga salla e Kuvendit, përplasen me gardistët; Dogjani: Po shkelni ligjin

/e.i/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›