Noka: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy fushat e betejës

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Rithemelimit në PD, Flamur Noka, nga Përmeti deklaroi sot se PD ja doli të qëndronte në këmbë përgjatë këtyre tre viteve edhe pse nën presion.
“Jemi sot të mbledhur dhe jemi të pashitur. Jemi të pakapur, ne sot jemi të pathyeshëm së bashku. Jemi të pagjunjëzuar dhe ia dolëm të përballojmë presionin më të madh dhe të pashembullt 3-vjeçar të Edi Ramës dhe regjimit të tij. Ne sot jemi më të fortë se kurrë. Ne ia dolëm në këto tre vite të mbajmë PD-në gjallë, ia dolëm të mbajmë opozitën gjallë”, tha ai.
Noka vuri në dukje se me gjithë fuqinë e pushtetit dhe të Soros, Rama, nuk ia doli të blejë mediat ndërkombëtare, të cilat sipas tij, po i tregojnë botës fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij.
“Për të gjitha të vërtetat që kanë dalë në shesh, kanë një emër dhe një merittë dhe merita është e Sali Berishës dhe e PD-së që sot gjithë bota e ka marrë vesh cila është kjo qeveri”, theksoi ai.
Noka deklaroi se shpresa e këtij vendi është kjo soozitë që lufton dhe denoncon krimin dhe korrupsionin, që jep dhe do japë alternativë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ai i bëri thirrje çdo demokrati të gënjyer dhe të mashtruar t’i bashkohet PD-së, pasi siç theksoi ai, dera është e hapur.
“Vëllezër dhe motra, ejani në shtëpinë tuaj. Aty ka vend për çdonjërin prej nesh”, bëri thirrje Noka.