Noka: Rama ka thënë, bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim

Tiranë, 19 maj, NOA Partia Demokratike ka zgjedhur ta trajtojë në mënyrë groteske zhvillimin e grevës së 20 deputetëve dhe 200 mbështetësve të Partisë Socialiste.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka bërë një paradë lajmesh në deklaratë e sotme për mediat, duke vlerësuar si më të rëndësishme deklaratën që, sipas tij, kreu i PS-së, Rama ka dhënë brenda çadrave, se bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim.
Deklarata e Nokës ka nisur me shprehjen, sot kemi shumë news, për të vijuar më pas me një sërë lajmesh ku ironizohet greva e PS dhe disa media që janë pozicionuar qartë në favor të saj.
Lajmi i parë. Pasi kanë hyrë, kanë dalë, janë kthyer e kanë ikur prapë, janë ndërruar e zëvendësuar, një gazetë e përditshme më në fund ka bërë transparencën e emrave të çadristëve, por nuk sqaron kush, sa, kur dhe si këta emra kanë hyrë e kanë dalë, u shpreh Noka.
Deputeti i PS-së ka komentuar dhe transmetimet direket të mediave vizive. Lajmi i dytë është se dy stacione televizive të grevës, 24 ora news, e kaloi çadrën në lajm të dytë, kurse gazeta respektive e kishte me germa të vogla në një cep të faqes, tha ai.
Në deklaratën e PD-së përmenden edhe qëndrimet e ambasadorëve. Lajmi i tretë është se grupi, siç tha Mimi nga restoranti i Fidelit, ka vendosur për ti shkuar deri në fund vetëflijimit, ndërkohë që deputetët janë zhgënjyer nga një ambasador për të cilin ngrenë shumë pikëpyetje, u shpreh Noka.
Po ashtu, deputeti i PD-së ka ironizuar dhe terminologjinë e përdorur nga Kryetari i PS-së, Rama. Lajmi i katërt. Politika e re për një Botë të Re e kryetarit ka turbulluar pak ditët e fundit edhe jetën e çadrave, tha deputeti i PD-së.
Ndërsa, Noka ka akuzuar PS-së dhe për pagimin e protestuesve dhe atyre që kanë marrë pjesë në grevë urie. Lajmi i pestë. Kanë kaluar çdo parashikim kërkesat për të hyrë në grevën me rotacion, aq sa zoti Rama nuk po e përballon dot fluksin e tyre, tha Noka.
Ndërsa deklarata e deputetit të PD-së mbyllet me qëndimin që ka mbajtur Kryetari i PS-së, Edi Rama ndaj deklaratave të ndërkombëtarëve.
Breaking News. Sipas Politikës së Re të shokut të Fidelit, rreziku i ri imperialisto-revizionist na vinka nga Brukseli. Por Kryetari i ka sqaruar se bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim, përfundoi deklaratën e tij deputeti i PD-së, Flamur Noka.
m.xh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") koli - borizan je |19/05/2010 20:10:28 noka filxhanin e radhes ke pare ? Komentoje 4 0 kico - edhe ti grua shoku |19/05/2010 20:05:05 ka me te tjere si ty bucko Komentoje 19 4 var JOSC_postCSS=1; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/22904-ndoka-rama-ka-thene-bar-do-hame-dhe-parimet-nuk-i-shkelim';var JOSC_autopublish='1';