E Diel, 1 Nëntor 2026

Noka: Skenari i protestës, revoltë dhe përballje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaroi se Shqipëria nuk duhet të rrëshqasë në destabilitet.

Sipas tij, Rama po mbron korrupsionin dhe po rrezikon të ardhmen europiane të vendit.

“Protesta do të vazhdojë edhe më e fortë se kurrë deri me gjetjen e zgjidhjes politike. Ne nuk do ndalemi. Revolta do vijë duke u shtuar dhe dihet që revoltës”, tha Noka.

Përpara parlamentit, ai deklaroi se skenari është “revoltë dhe përballje”.

“Ne kemi dy godina që janë shndërruar në godina të krimit. Narkokryeministria ku fshihet kusari dhe kusarët dhe narkoparlamenti që është i marrë peng nga narkokryeministri. Këto dy institucione buron e keqja e çdo shqiptari sot e 13 vite. Nuk kemi as orare, as gjë tjetër përveç përballje dhe qëndresë”, tha numri dy i selisë blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›