E Hënë, 2 Nëntor 2026

Noka-policisë: Keni goditur Berishën, do të paguhet shtrenjtë

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, si dhe deputetët Luçiano Boçi, Xhelal Mziu dhe Aurel Bylykbashi u përplasën me efektivë të Policisë në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, ndërsa u kërkuan të mos qëllonin ndaj protestuesve.

Noka bëri të ditur se forcat e Policisë kanë goditur edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, në sy.

“Turp! Keni marrë urdhër dhe keni goditur liderin e opozitës. Është filmuar gjithçka dhe do të paguhet shtrenjtë. Ju nuk jeni shërbëtorë të ligjit, por mercenarë të krimit të organizuar”, tha Noka, duke kërkuar largimin e policëve.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të policisë të largojnë policët dhe të lënë protestën të vijojë.

Protesta e PD-së ka vijuar me tensione në kryeqytet, ku janë hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt godinave të institucioneve, ndërsa policia ka reaguar me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›