E Diel, 1 Nëntor 2026

Nokova, thesari i Lunxhërisë që po tërheq vizitorët

Mes gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë karakteristike të  Nokovës, jeta vijon e lidhur fort me traditën. Në këtë fshat të njësisë administrative Lunxhëri, puna në bujqësi dhe blegtori mbetet pjesë e përditshmërisë së banorëve, të cilët edhe sot e kësaj dite ruajnë marrëdhënien e ngushtë me tokën dhe prodhimet e saj.

Por përtej punës së përditshme, Nokova po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. Klima e pastër, natyra e qetë, produktet bio dhe mikpritja tradicionale po e kthejnë këtë zonë në një destinacion të preferuar për turistët dhe emigrantët që rikthehen në vendlindje.

Trashëgimia kulturore dhe objektet e kultit i japin fshatit një tjetër vlerë të shtuar. Kishat dhe asetet historike po shihen nga të rinjtë si një mundësi për të zhvilluar turizmin dhe për të krijuar më shumë mundësi për zonën.

Mes traditës dhe dëshirës për zhvillim, Nokovë mbetet një nga fshatrat që po ruan identitetin, ndërsa hap dyert për të ardhmen dhe turizmin rural.

Gazetare: L. Koçiu   

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›