E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nominimet dhe dalja e Edit

04/04/10 16:20

Kika dhe Seldi rrinë jashtë duke marrë rreze dielli dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Kika i thotë Seldit se dy javët e fundit mënyrat e nominimeve duke shpëtuar një njeri, ose duke i hequr dikujt imunitetin, kanë qenë interesante. Seldi thotë se variacionet e tilla të japin përherë emocione. Më pas ata diskutojnë për Edin ku Seldi thotë se gjatë javës që shkoi Edi filloi të ishte aktiv, por ishte shumë vonë sepse kishin kalu 9 javë të tjera në qetësi. Kika thotë se është e vërtetë që Edi gjatë javës së fundit në shtëpi u bë aktiv, por duhet një punë shumë e madhë që ta nxjerrësh veten vetëm për një javë kur shumë të tjera kanë kaluar në heshtje. Seldi thotë se një banor nuk duhet të ndryshojë sjellje prej nominimit, por duhet që gjatë gjithë javës aktiv që të nxjerrë atë që ai është në të vërtetë. Ai thotë se nuk e pëlqen faktin që banorët të ndryshojnë kur janë në nominim sepse për të ky ndryshim do të thotë se janë fallco. Sipas tij një banor duhet që gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi duhet që të nxjerrë në pah natyrën dhe tipin e tij, jo të bëhet aktiv duke u sforcuar, por të mbajë një linjë konstante. Kika thotë se Edi nuk mundi ta nxirrte siç duhet veten, jo sepse nuk kishte se çfarë të jepte në shtëpi, por sepse nuk e gjeti dot mënyrën për tu shfaqur. Të dy ndajnë mendimin se një banor duhet të sillet në mënyrë spontane, pa qënë nevoja që të rrish i mbyllur. Seldi thotë se nuk duhet që të mbash mardhënie të mira me këdo dhe të mos ndikohesh nga ky fakt për të mos shprehur mendimet në një çështje apo debat të caktuar. Kika thotë se edhe nëse ke marrdhënie të mira, nëse mendon diçka qoftë edhe e papëlqyeshme mund tia thuash mendimin tënd edhe dikujt që e konsideron mik. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›