Norma e interesit, PS: Banka konfirmon krizën

Megjithatë, sipas saj, vendimi i guvernatorit është i vonuar. “Guvernatori i BSH pranoi atë që shqiptarët provojnë përditë në kurriz për shkak të këqqeverisjes. Ecuria e konsumit të brendshëm është e ngadaltë, investimet publike janë në rënie, reduktimi drastik i investimeve publike e ka tkurrur rëndë ekonominë”, deklaroi deputetja socialiste Mimi Kodheli.
Më tej ajo theksoi: “Ne themi sot se ulja e normës së interesit që lamjëroi guvernatori nuk është vetëm shumë e vonuar por nuk ka asnjë gjasë të ndikojë në përmirësimin e situatës ekonomike. Kriza e ka vënë poshtë vendin dhe e ka lënë prapa qeverinë e cila nuk ndjek dot ritmin e përshpejtuar të krizës sepse kërkon ta fshehë atë, ndërkohë që vetëm grabit dhe dëmton për interesat e oborrit të pushtetit”, përfundon Kodheli.