E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegji, arrestohen tre persona për sulme me bomba

Tre persona u arrestuan në Norvegji dhe Gjermani, nën akuz për sulme me bomba. Sipas policise tre te arrestuarit ishin norvegjeze; njeri prej tyre ujgur nga Kina, një irakian dhe një Uzbek.

Kryetarja e Policise Norvegjeze, Xhejni Kristiansen shpjegoi se ata jane te lidhur me Al Kaedën dhe persona te tjere qe po hetohen ne Shtetet e Bashkuara dhe Britanine e Madhe.

Sipas zyrtareve të cituar nga agjencia Associated Press, ata ishin nen vezhgim prej nje viti. Kristiansen nuk dha detaje per vendin ku ata u arrestuan dhe as vendet qe ata kane patur ne shenjester per sulmet e tyre.

Korrespondenti i BBC-se tha se Norvegjia eshte vene ne shenjester per pranine ushtarake ne Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›