E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegji, kryeministri maskohet si shofer taksie

Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg është maskuar si shofer taksie dhe në mënyrë sekrete ka shëtitur pasagjerët nëpër Oslo, një veprim ky që po vlerësohet i çuditshëm në kuadër të fushatës zgjedhore.

Partia Liberale e Stoltenbergut ka publikuar pamje filmike të dielën duke shfaqur momente kur pasagjerët e kanë kuptuar se shoferi i taksisë është në fakt kryeministri i vendit.

Stoltenberg ka thënë se ai ka vepruar kështu sepse dëshiron që të zbulojë se çfarë mendojnë njerëzit.

Ai ka thënë se njerëzit me të vërtetë e thonë atë që e mendojnë për shumicën e gjërave kur janë në një taksi.

Zëdhënësja e Partisë Liberale, Pia Gulbrandsen ka thënë se një kompani reklamash ka ndihmuar në realizimin e këtij veprimi.

Zgjedhjet parlamentare të Norvegjisë do të mbahen më 9 shtator.

Sipas sondazheve Partia Liberale e Stoltenbergut është në balotazh nga partia opozitare konservatore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›