E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji, protestë me këngë kundër Breivik

Mijëra norvegjezë do të protestojnë sot kundër Anders Bering Breivik i cili po gjykohet për vrasjen e 77 personave, duke kënduar një këngë për paqen dhe unitetin, të cilën ai e urren.
 

Organizatorët e protestës thonë se do të këndojnë “Children of the Rainbow" disa blloqe larg gjykatës ku gjykohet Breiviku.
 

Gjatë gjykimit të tij, ai ka hedhur poshtë raportin psikiatrik, i cili e deklaron atë të çmendur. Breivik i ka thënë gjykatës në Oslo se raporti është i bazuar në "trillime", që kanë për qëllim ta diskreditojnë atë.
 

Ai ka pranuar se ka vrarë 8 persona me shpërthimin e bombës pranë ndërtesave qeveritare në kryeqytetin norvegjez dhe 69 të tjerë, kryesisht të rinj, në kampin e Partisë Laburiste në ishullin Utoja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›