Noti rinis me kampionatin e fëmijëve

Noti shqiptar i është rikthyer aktiviteteve të saj të rregullta, ndërsa në pishinën e mbyllur të kompleksit “Te Stela” është zhvilluar kampionati kombëtar i fëmijëve. Shtatë ekipe, të cilat ishin Stela, Tirana, Teuta, Partizani, Tradita, Vllaznia dhe Vala, kanë sjellë mbi 100 notarë të vegjël të ndarë në tre kategori moshash. Pikërisht Kategoria C ishte për datëlindjet (2011-2012), Kategoria B (2009-2010) dhe Kategora A (2007-2008).
Ndërkohë Federata Shqiptare e Notit është në prag të pjesëmarrjes në Kampionatin Europian, i cili më 17-23 maj do të zhvillohet në Budapest.
Në fund, kampionati kombëtar i notit i shpall fituesit të dielën.