Nottingham mposht Newcastle me një super Chris Wood

Boxing Day hapet me fitoren e Nottingham, 3-1 ndaj Newcastle falë një super Chris Wood. Pas penalltisë së Isak në minutën e 23-të, Wood shënoi një tripletë, duke barazuar rezultatin në shtesë në pjesën e parë dhe duke kompletuar përmbysjen mes minutave 53-60. Humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit për Magpies, që mbeten jashtë zonës së Europës.
Ka menjëherë një protagonist të madh në Boxing Day në Premier League: është Chris Wood, i cili me një “hat-trick” të mahnitshëm i jep Nottingham një fitore me përmbysje, 3-1 kundër Newcastle në St. James’ Park. Në minutën e 23-të vendasit kaluan përpara me Isak, i cili ktheu në gol penalltinë e shkaktuar nga Ola Aina, por para pushimit, Wood barazoi rezultatin, me portën e boshatisur firmosi për 1-1. Dopieta vjen në minutën e 53-të: Wood hyn në zonë, driblon dhe me një prekje të butë me këmbën e majtë mposht Dubravka.
Kalojnë vetëm shtatë minuta dhe ja ku vjen tripleta, 3-1. Magpies u ndalën në 29 pikë, ndërsa Nottingham përpiqet të largohet nga zona e rënies, duke gjetur një sukses që i kishte munguar për shtatë ndeshje.