E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nudo për reklamë parfumi

 Ajo ka treguar se nuk e ka problem të heqë rrobat në filmin “On The Road” dhe këtë e ka bërë sërish. Aktorja mund të shihet toples në reklamën e re të parfumit Balenciaga.

23- vjeçarja është zhveshur për të promovuar aromën “Florabotanica”, por nuk ka zbuluar më shumë se një pjesë të gjoksit duke pozuar me shpinën e kthyer nga kamera.
Imazhet bardh dhe zi janë plotësuar me lule shumë ngjyrëshe në kurrizin dhe krahët e Kristen.

Ylli i Twilight paraqitet me një rregullim elegant të flokëve të saj të zeza,“smoky eye” dhe buzëkuq shkëlqyes. Stewart është fytyra e aromave të “Balenciaga” që nga viti 2012./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›