E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuhiu prezantohet tek Tirana: Jam i motivuar, kthehemi tek fitorja

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Ardian Nuhiu është prezantuar si trajneri i tretë i sezonit tek Tirana pas largimit të Vangjel Miles dhe Roberto Bordinit.

Ardian Nuhiu, gjatë karrierës së tij ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, Dritën, Gjilanin dhe Shkupin.

Ai zëvendëson italianin Roberto Bordin tek bardheblutë, i cili u shkarkua pas humbjes së thellë 4-1 me Elbasanin.

“Jam i vetëdijshëm për ecurinë e skuadrës. Kam marrë me shumë përgjegjësi skuadrën. Unë jam i motivuar jashtëzakonisht shumë për të udhëhequr këtë skuadrën e ta rikthej drejt fitoreve, sepse mendoj që e meriton kjo skuadër. Do të mundohem që të fus filozofinë time”, u shpreh Nuhiu në një prononcim për mediet.

Sfida Tirana-Bylis do të ngrejë siparin e javës së 10-të në Superiore. Të hënën do të luhen gjithashtu dy sfidat e tjera, Dinamo-Teuta dhe Flamurtari-Elbasani në orën 17:00. Java do të mbyllet të martën me Egnatia-Vllaznia dhe Vora-Partizani.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›