E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Nuk dëgjon Tomi”! Kontrolle banesave të ish-gjyqtarëve që tentuan të zbusnin pozitat e anëtarit të grupit të Suel Çelës

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni blic me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në Elbasan.

Raportohet se janë ushtruar kontrolle në banesat e ish-gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa, si edhe në shtëpitë e disa ish-prokurorëve në Elbasan.

Ish-magjistratët janë “fundosur” nga SkyECC pasi emrat e tyre kanë dalë nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin e koduar, për të zbutur pozitën e një anëtari të grupit të Suel Çela, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Në një moment shprehen “Nuk dëgjon Tomi”, referuar gjyqtarit Tomorr Kullolli, të cilin më pas e përjashtojnë nga trupa gjykuese e çështjes.

Mësohet se gjatë operacionit blic janë arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit. Gjithashtu është cakuar masa “arrest shtëpie” për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Ndërkohë janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e të shumëkërkuarit nga drejtësia.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›