E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Nuk do të jetë e fundit”, deputeti i PD flet për protestën: Jemi mazhorancë de fakto

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, deputeti demokrat Luan Baçi foli për News 24 për protestën kombëtare të opozitës, e cila mbahet sot në kryeqytet.

Baçi tha se sot është dita e opozitës, ndërsa theksoi se opozita është de fakto mazhorancë.

Demokrati tha se në Tiranë po vijnë qytetarë edhe nga rrethet dhe se sot pika e fortë e protestës do te jenë numrat, pra pjesëmarrja e madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›