E Martë, 3 Nëntor 2026

“Nuk do të mbaj unë gjithë jetën me lekë”, Flori rrëfen një nga momentet më të sikletshme në jetën e tij

Flori gjatë një bisede me Gledisin, foli për fillimet e karrierës së tij dhe vështirësitë që ai hasi.

Siç tregoi, Flori ndeshi disa vështirësi ekonomike pasi përfundoi universitetin.

Ai tha se kur u kthye në shtëpi, ishte pa lekë dhe ndjehej gjithmonë i turpëruar, por një situatë me babain e tij e bëri atë të ndihej në siklet.

Flori tregoi se babai i tha atij të punojë, por kishte si qëllim ta motivonte, ndërsa Flori e keqkuptoi situatën dhe u largua nga shtëpia.

Ai tha se pas kësaj u rikthye sërish në Tiranë.

Pjesë nga biseda:

Gledisi: Je penduar për ndonjë gjë.

Flori: Isha në fillimet e mia sa kisha mbaruar universitetin. Isha pa punë dhe pa lekë.

Gledisi: Sa vjeç ishe?

Flori: Rreth 21-22, sapo kisha mbaruar universitetin. U ktheva nga Tirana në Durrës dhe po qëndroja atje, por isha pa lekë. Babai im, më vonë e kuptova që dëshironte të më motivonte, më tha “do të punosh ti se s’do të mbajë unë gjithë jetën me lekë”. Buçko, nuk kishte moment më të sikletshëm, të nesërmen u riktheva sërish në Tiranë. /vizionplus.tv/

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›