“Nuk do të ndalemi”, Arlind Qori: Votat e 14 majit na dhanë shpresë, rezultat i suksesshëm
Kreu i “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori, i cili kandidoi për Bashkinë e Tiranës, foli mbrëmjen e sotme për zgjedhjet vendore të 14 majit. Qori i cili u rendit i treti me 13851 vota, u shpreh se ky ishte një rezultat i suksesshëm.
Ai shtoi në “Zonë e Lirë” se “Lëvizja Bashkë” nuk do të ndalet dhe se votat iu kanë dhënë shumë shpresë.
“Unë nuk e dija sa do të ishte përqindja, por votat që kemi marrë na kanë dhënë shumë shpresë. Pashë të nesërmen se sa shumë njerëz më përgëzonin në rrugë. Ishte një rezultat i suksesshëm. Ne do të vazhdojmë që të bëjmë këtë punë.
Zgjedhjet nuk janë gjëja më e rëndësishme, për ne politika është angazhim i përditshëm. Rezultati i zgjedhjeve është rezultante e asaj që forcat politike kanë bërë para zgjedhjeve.”
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
