“Nuk doja të lija vajzën vetëm”, Dava Gjini tregon “luftën” me kancerin: Jam operuar tre herë!

Dava Gjini tregoi betejën dhe vështirësitë nga lufta me kancerin.
E ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” nën moderimin e Brikena Priftit, Gjini tha se për shkak të mos shkuarit tek mjeku dhe duke anashkaluar vizitat, sëmundja kishte kaluar në shkallën e dytë.
Ajo tha se forca e saj më e madhe për të fituar betejën me kancerin ishte vajza e saj. Dava Gjini deklaroi se është operuar tre herë.
Gjini ka ndarë dhe disa këshilla për vajzat, gratë e tjera, duke theksuar se duhet të shkojnë regullisht tek mjeku.
“Isha duke ndjekur televizorin për sëmundjen e kancerit. Kur dëgjova mjeken që tha gjëndra është e lëvizshme dhe nuk dhemb kjo është shqetësuese. Këtu u shqetësova. Mora vajzën menjëherë në telefon. Shkuam në Tiranë, vizitova vajzën s’kishte asnjë problem. Kur u vizitova unë i tha mjekja vajzës ti s’ke problem, por mami shumë. Pse është vonuar kaq shumë tha?
Qavëm të dyja, vendosëm syzet dhe ecëm. Ishte një lajm bombë për familjen time. Mjekët thanë që sëmundje ka shkuar në shkallë të dytë, kjo për fajin tim se nuk kisha bërë vizitë. Jam operuar gjashtë herë, tre herë jam operuar vetëm nga kanceri. Forcë kisha vajzën. Thashë nuk e lë vetëm vajzën, unë do jetoj për Elonën. Moment i vështirë është për këdo kur merr fjalën kancer. Mendon gjithçka në atë moment. Zotësia më e mirë është që çdo grua të vlerësojë veten. Le ti lënë punët. Njeriu duhet t’i jap forcë vetës”, rrëfeu Gjini. /vizionplus.tv