Nuk duam te kthehemi - Situata e romeve ne Gjermani

Prej 600 vitesh tashme jetojne ne Gjermani sinte dhe rome. Keto pakica permenden ne dokumente historike te shekujve 14 dhe 15. Gjate peridhues naziste sintet dhe romet u bene pjese e viktimave qe shkaktoi racizmi i cmendur nacional-socialist. Qellimi i ketij sistemi ishte zhdukja e plote e maxhupeve sic i quanin sintet dhe romet. Deri ne vitin 1945 ne mbare Evropen u vrane rreth 500.000 pjestare te kesaj pakice. Rreth 20.000 ishin nga Gjermania.
Pas Luftes se Dyte Boterore vrasja masive e romeve dhe sinteve u refuzua per dhjetera vite te njihej si krim lufte. Ne fund te viteve 70 kjo pakice u organizua dhe terhoqi vemendjen e opinionit publik me nje proteste spektakulare urie ne ish kampin e perqendrimit ne Dachau.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Femije rome ne Gjermani Romet pakce kombetare
Ne vitin 1982 qeveria gjermane e njohu me ne fund ne menyre zyrtare pakicen e romeve dhe sinteve si nje grup viktimash. Qe prej vitit 1990 kjo pakice eshte e njohur si pakice kombetare. Sot ne Gjermani jetojne rreth 100.000 sinte dhe rome me pasaporta gjermane. Ata ndjekin dhe punojne profesione nga me te ndryshmet dhe nuk jetojne neper autobuze apo makina pervec se ndoshta kur shkojne me pushime. Pervec sinteve dhe romeve gjermane ketu jetojne edhe rreth 50.000 refugjate rome te cilet vijne nga ish vendet e Jugosllavise. Te gjithe do te kthehen dikur ne Kosove Bosnje Serbi apo Maqedoni. Edhe Roza 50-vjecare Une vij nga Maqedonia. Ne ish Jugosllavi skemi me asnje mundesi ter te jetuar. Kam shume frike po na kthyen. Pse Ketu eshte me mire. Ne kemi frike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aksion per ndalimin kthimit te romeve Roza ka frike
Roza erdhi perpara shume vitesh ne Gjermani si refugjate lufte se bashku me te shoqin dhe femijet. Ne atdheun e saj te vjeter ajo ka frike. Njerezit so Roza urrehen edhe sot e kesaj dite atje Atje me trajtojne si qen. Atje ne jemi rome. Njerezit thone Ik qe ketu ti maxhup cfare do ketu. Ata godasin femijet tane dhe na peshtyjne. Ata thone ishe kaq vite ne Gjermani e Evrope e tani kthehesh prape ketu.
Sidomos rome dhe sinte nga Kosova duhet ta presinkthimin ne ish atdheun e tyre. Ne prill te ketij viti qeveria gjermane nenshkroi nje marreveshje perkatese per kthimin e tyre. Behet fjale per rreth 10.000 vete.
Ministri i Brendshem gjerman flet per nje kthim gradual. Por keshilli i sinteve dhe romeve ne Gjermani u ka bere thirrje qeverise dhe landeve qe te mos lejojne kthimin e romeve ne Kosove. Atje vazhdon te ushtrohet ende shume dhune ndaj kesaj pakice.
Autor Nils Naumann/ Sonila Sand
Redaktoi Aida Cama