Nuk duan politizim, por kryerjen e obligimit ligjor

Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës-Sindikata Industriale dhe Shoqata Sindikale IMK-Fabrika e Gypave në Ferizaj ka reaguar lidhur me debatin në Kuvendin e Kosovës për pagesën e punëtorëve të Fabrikës së Gypave, duke thënë se janë të papranueshme deklaratat e disa individët apo grupet të po mundohen të përfitojnë në emrin e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.
“Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës-Sindikata Industriale dhe Shoqata Sindikale IMK-Fabrika e Gypave në Ferizaj pjesë e secilës është, kjo shoqatë kërkon nga institucionet relevante siq është: Parlamenti, Qeveria, AKP, etj., që të shpejtojnë pagesën e borgjit Ligjor ndaj 912 puntorëve të cilët këtë të drejtë e kanë fitu me ligj, dikush po mundohet ta mohoj.Njoftojmë opinionin se për realizimin e kësaj të drejte Sindikata e Pavarur në bashkëpunim me SPMK-Sindikata Industriale dhe avokatin e tyre Fehmi Baftiu e kanë luftu që plotë 23 vite”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga SPMK .Prandaj individët apo grupet të cilat sot mundohen të përfitojnë në emrin e mbrojtjes së të drejtave të këtyre puntorëve nga akti përfundimtar janë të papranueshme dhe nuk do të lejojmë politizim, por kërkojmë realizimin e obligimit ligjor. Këtë të drejtë e kanë vetëm institucioni legal i autorizuar nga vetë puntorët që në fillim të proqesit Shoqata Sindikale “IMK” Fabrika e Gypave dhe Avokati Fehmi Baftiu./Indeksonline/