Nuk e dija që gruaja ime kishte 1200 palë këpucë
Një menaxher i pasur në Nju Jork ka ngritur një padi ndaj ish- gruas së tij për të marrë një pjesë nga koleksioni gjigand i këpucëve që ajo ka. Menaxheri i Uoll Stritit thotë se ai nuk ia kishte idenë për koleksionin kur ata u ndanë.
Daniel Shak, 52 vjeç, pretendon se Beth Shak, një profesioniste e njohur në poker, nuk i ka treguar kurrë për koleksionin e saj me 1200 palë këpucë. Titani i financave, që ka ndarë një apartament 7.5 milion dollarë me ish- gruan e tij, tha se ajo i ka mbajtur këpucët të fshehura në një dhomë sekrete.
Megjithatë ky pretendim i tij nuk para qëndron pasi gruaja ka postuar shumë foto në Facebook. Po ashtu dhoma e saj e këpucëve ka dalë edhe në emisionin e MTV- Cribs.
Shak, mamaja e tre fëmijëve është e superfiksuar pas këpucëve, aq sa ka bërë logon e markës Christian Louboutin në një zonë private të trupit.




