E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në një intervistë për Fox News se nuk i kishte nënvlerësuar aftësitë e Iranit.

I pyetur nëse e kishte gjykuar gabim rezistencën e Iranit, Trump u përgjigj: “Nuk nënvlerësova asgjë. Ne i goditëm ata jashtëzakonisht fort. Shikoni, nuk i prekëm urat e tyre. As nuk i prekëm rrjetet e tyre të energjisë. Mund të shkatërrojmë gjithçka në dy ditë.”

I pyetur se kur do të mbaronte konflikti, Trump u përgjigj: “Lufta e Vietnamit zgjati 19 vjet. Lufta e Irakut zgjati rreth një dekadë. Lufta Koreane zgjati shtatë vjet. Një tjetër zgjati 14 vjet. Një tjetër zgjati 12 vjet. Një tjetër zgjati nëntë vjet.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›