Nuk është më Maradona, por Messi

Lionel Messi me 25 vitet e tij e ka kaluar Diego Armando Maradonën me gola në përfaqësuesen e Argjentinës.
Me 3 golat e shënuar ndaj Guatemalës, Messi ka arritur në shifrën e 35 golave për Argjentinën duke e lënë prapa 1 gol Maradonën.
Messi poashtu është barazuar me gola edhe me Hernan Crespon. Misioni i radhës i Messit është arritja e Gabriel Batistutës i cili mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj përfaqësuese.
Për të arritur këtë gjë, Messi duhet të shënoj edhe 21 gola./Indeksonline/