E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk federonin portierë të huaj në kampionat, Koreja e Jugut ndryshon rregulloren pas 26 vitesh

Starti i sezonit 2026 do të ketë një risi të madhe për futbollin në Korenë e Jugut. Siç dihet në K-League e famshme aziatike, me qëllim për të mbrojtur talentët vendas, nuk lejoi federimin e portierëve të huaj që prej vitit 1999.

Në atë kohë Koreja e Jugut numëronte vetëm dhjetë skuadra profesioniste dhe për këtë motiv drejtuesit e Federatës Koreano-jugore të Futbollit vendosën që të “mbronin” portierët vendas duke i privuar nga konkurenca me portierët e huaj.

Pas një mbledhje në Seul, K League bëri me dije se sot kushtet kanë ndryshiuar pasi vendi numëron 26 ekipe profesioniste dhe se portierët vendas nuk ishin më në rrezik nga konkurenca me portierët e huaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›