E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk hyri dot në Parlament/ Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka emëruar Xhemal Qefalinë në postin e zëvendësministrit të Brendshëm.

Në zgjedhjet e 11 majit 2025, Qefalia, i cili garoi në lista të hapura të Partisë Socialiste nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme, për të fituar mandatin e deputetit.

Ai syonete të hynte sërish në Kuvend sapo Ogerta Manastirliu të jepte dorëheqjen për të kandiduar si kryebashkiake e Tiranës, por zgjedhjet e kryeqytetit nuk u mbajtën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›