Nuk i ndalin kafshimet, yjet e Liverpoolit

Luis Suarez ka filluar dënimin prej 10 ndeshjeve moslojë për shkak të kafshimit të serbit Ivanovic.
Por dënimi i ashpër i bashkëlojtarit të tyre, nuk po i ndalë disa lojtarë të Liverpoolit për të vetëkafshuar duart e tyre. Mediat kapën momente në ndeshjen ndaj Newcastle kur Agger, Reina dhe Borini "kafshonin" duart e tyre.
Në rrjetet sociale janë drejtuar pyetje për krerët e Federatës Angleze nëse duhet të dënohen edhe këta tre lojtarë për këto kafshime!/indeksonline/