Nuk i sjellin kapuçinon në tavolinë, Kameron nuk lë bakshish
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, është duke zhvilluar pushimet së bashku me gruan në Itali. Por, duket se jo të gjithë e e njohin atë. Kjo ka ndodhur me një kamariere 27-vjeçare, e cila, kërkesës së Kameron për ti çuar një filxhan me kapuçino, i është përgjigjur që ta marrë vetë. Kameron është detyruar që të shkojë vetë deri në banak, për të marrë kapuçinon. Por, ai ka gjetur rastin që të hakmerret ndaj kamarieres, pasi kur ka paguar llogarinë, nuk i ka lënë asaj bakshish, duke paguar fiks 3 euro 10 qindarka.