E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i vazhdon kontratën modeles Cara Delevingne

 Pamja e saj e ka ndihmuar që të nënshkruajë kontrata të majmë me kompani të njohura siç janë Burberry, Chanel dhe Zara.

Por popullariteti i Cara Delevingne duket se nuk ka mjaftuar që ti vazhdohet kontrata me H&M.

“Ne kemi tolerancë zero ndaj drogave dhe kjo është politika jonë reklamuese. Ekipi ynë do të analizojë të gjitha provat në ditë t në vazhdim dhe nëse lajmet e shkruar në media janë të vërteta , do të marrim masa”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

Brendi ka njoftuar se nuk do të punojë më me Delevingne, për shkak të sjelljeve të fundit të modeles.

Kohë më parë në shtëpinë e saj në Londër ajo ishte fotografuar me pluhur të dyshimtë.

Së fundi ajo është parë në ndeja të “egra”, gjë që ka bërë që edhe shoqja e saj më e mirë, Rita Ora, e cila e quante “grua” 20 vjeçaren, të largohet për shkak se mund t’i prishet imazhi nga sjelljet e saj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›