Nuk iu bashkuan padisë ndaj Xhaçkës, Bardhi fillon e bën humor: Shkarkon Orjola Pampurin dhe Arbi Agalliun

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të deputetëve të Rithemelimit ditën e sotme, Gazment Bardhi ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyrat që mbanin në grupin parlamentar, Orjola Pampurin dhe Arbi Agalliun, të cilët pavarësisht ndarjes, figuronin përkatësisht zëdhënëse dhe Sekretar të Grupit Parlamentar që drejton Bardhi.