E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk iu bind kontrollit në pikën kufitare dhe tentoi të largohej, arrestohet 42-vjeçari

Një shtetas 42-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të imtësishëm dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi G. K., banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u paraqit me automjetin e tij për të dalë nga vendi, ndërsa gjatë procesit të regjistrimit iu kërkua të kalonte, së bashku me mjetin, në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Pas ndërhyrjes së shërbimeve policore, ai u ndalua dhe u arrestua në flagrante.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Gjithashtu, u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.Ll

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›