E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk jam fajtor për asgjë…”/ Maduro mohon akuzat para gjykatës në New York

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, është shfaqur për herë të parë në një gjykatë amerikane për akuzat për narko-terrorizëm që administrata Trump përdori për të justifikuar kapjen e tij dhe sjelljen e tij në New York.

Maduro u paraqit rreth mesditës para një gjykatësi për një procedurë të shkurtër, por të detyrueshme, ligjore që ka të ngjarë të nisë një betejë të zgjatur ligjore nëse ai mund të gjykohet në SHBA.

Maduro, është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e tij të parë në gjykatë.

Ai iu drejtua gjykatësit duke i thënë se është “ende president i Venezuelës” dhe “nuk është fajtor për asgjë që përmendet këtu”.

Cilia Flores, bashkëshortja e Maduros, gjithashtu është deklaruar e pafajshme për akuzat e drogës gjatë seancës gjyqësore.

“Unë jam një njeri i ndershëm, presidenti i vendit tim”.

Maduro i tha po ashtu gjyqtarit amerikan se ishte “marrë peng”.

Akuzat me të cilat do të përballet Maduro:

1. Konspiracion narko-terrorizmi

2. Komplot për importimin e kokainës

3. Posedimi i mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese

4. Komplot për të poseduar mitralozë dhe pajisje shkatërruese kundër SHBA-së

Ish-Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka mbërritur këtë të hënë, 5 janar, në New York, i shoqëruar nga agjentë të DEA-s, përmes një helikopteri.

Maduro dhe Flores u kapën në kompleksin e tyre në Karakas të shtunën dhe u dërguan me aeroplan në SHBA si pjesë e një operacioni të forcave speciale.

Aleatët e udhëheqësit të rrëzuar, përfshirë Kinën dhe Iranin, po i bëjnë thirrje SHBA-ve ta lirojë atë.

Pekini thotë se veprimet e Uashingtonit janë “një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›