“Nuk ka asnjë kundërshtar që të jetë rrezik”, Rama i bindur në fitoren e zgjedhjeve: Lufta bëhet për vendin e dytë

I bindur në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kreu i qeverisë Edi Rama tha se në “fushën e betejës” nuk shikon asnjë kundërshtar. I pyetur nga gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori, a i shikon si rrezik forcat e reja politike të drejtuara nga Adriatik Lapaj, Arlind Qori, Endri Shabani dhe Agron Shehaj, Rama tha se “lufta” bëhet për vendin e dytë.
Kundërshtari më i madh i PS është vetë PS theksoi Rama gjatë konferencës së fundvitit që zhvilloi me gazetarët në ambientet e kryeministrisë.
Rama: Të bashkuar bashkë Lapaj, Qori, Shabai, Shehaj më ngatërrohen pak. Por nuk ka asnjë kundërshtar apo alternativë në fushë që të jetë rrezik. Kundërshtari më i madh i PS është PS. S’ka më. Këtu luftohet për vendin e dytë dhe luftohet për vendin e dytë për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse PS është e vetmja forcë popullore. Lufta për vendin e dytë më duket e fortë. Vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin. Vendi i dytë në një sistem si i ynë duhet të të japë mundësinë të kesh akses në mazhorancë./vizionplus.tv