E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën e parë gjysmëfinale mes Atletikos dhe Arsenalit

Gjysmëfinalja e parë mes Atletikos së Madridit dhe Arsenalit është mbyllur në barazim 1-1, në një ndeshje të luftuar dhe me pak raste të pastra, të zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Të dy golat e takimit u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë, duke lënë plotësisht të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e kthimit në Londër.

Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i ulët dhe raste të pakta për shënim. Për rreth 35 minuta, skuadrat nuk arritën të krijonin rrezik konkret në portat respektive.

Arsenali kaloi në avantazh në minutën e 44-t, pasi arbitri akordoi penallti për një ndërhyrje të David Hanko ndaj Giokeres brenda zonës. Nga pika e bardhë u tregua i saktë vetë Giokeres, duke kaluar “Topçinjtë” në epërsi 0-1.

Në pjesën e dytë, madrilenët reaguan dhe arritën të barazonin në minutën e 56-të. Edhe ky gol erdhi nga penalltia, me Julian Alvarez që nuk gaboi përballë portierit, duke rikthyer baraspeshën në 1-1.

Rezultati 1-1 e mban plotësisht të hapur kualifikimin, duke e kthyer sfidën e kthimit në “Emirates” në një duel vendimtar ku do të përcaktohet skuadra që siguron finalen e madhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›